8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sela: S’kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit Kurti

- Advertisement -

“Unë, Albin Kurtit i kam dalë borxh sa herë që ka qenë e nevojshme dhe kam vlerësuar”.

Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, teksa është përgjigjur se a e tradhtoi Albin Kurtin që e ndihmoi fushatën e Selës.

Sela ka theksuar se nuk ka bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Unë nuk kam bërë asnjë hap për ta dëmtuar imazhin e kryeministrit të Kosovës. Nuk e di pse duhet të më shtrohet pyetja a e kam tradhtuar unë Albin Kurtin. Kam qenë aktiv në fushatën e z. Kurtit”, tha Sela.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Sela ishte i ftuar për të diskutuar për “përçarjen” e Aleancës për Shqiptarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit