Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, ku ka folur zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.
Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.
Kandidat për president nga radhët e VLEN ishte Arben Taravari, të cilin Sela e quan “burrec” dhe “qyqar”.
Madje, ai thotë se nuk e dinë nëse Albin Kurti e ka ditur këtë para se të fotografohej me të, duke iu referuar mbështetjes së Kurti ia dha koalicionit VLEN.
“Më vjen mirë që është i lirë, uroj të ketë bërë zgjedhjen që bën një njeri i lirë, por Arben Taravari edhe njëherë tregoj fytyrën evet prej burreci dhe qyqari me sjelljen që e bën. Nuk e di Albin Kurti a e ka ditur me para se t abëjë fotografinë me të”, ka thënë Sela.