3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Sela e quan “skandaloz” deklarimin e Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: U bë pjesë e eksponentëve shqiptarë në Qeverinë pa legjitimitet

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një bisedë për Albanian Post e ka cilësuar “skandaloz” deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk po rrezikohet Gjuha Shqipe më Maqedoni të Veriut.

“Skandaloze është deklarata e kryeministrit Kurti, uroj që të jetë një lajthitje momenti, por që nuk i lejohet, pasi u bë pjesë e korit kakofonik dhe relativizues të eksponentëve shqiptarë në Qeverinë pa legjitimitet dhe pa vullnetin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut”, tha Sela.

Ish-kryetari i Strugës thotë se gjuha shqipe po rrezikohet në RMV, meqë sipas tij, këto janë politika të paralajmëruar gjatë fushatës së fundit zgjedhore nga VMRO-DPMNE-së, partia e kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Natyrisht që rrezikohet gjuha shqipe, nëse nuk do rrezikohej nuk kishte pse të reagonim ne. Këto gjëra që po ndodhin nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese janë politika të paralajmëruara nga Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE gjatë gjithë kohës që kanë qenë në opozitë dhe në emër të këtyre premtimeve morën votën tek maqedonasit”, shtoi.

Tutje, mjeku i kthyer në politikan thotë se faktori politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, ka për detyrë dhe “obligim moral” të alarmojë çdo tendencë sado të vogël për heqjen në shumë segmente të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut.

“Mënyrën e sjelljes së tipit që nuk po ndodh asgjë, ne e kemi provuar në lëkuren tonë në vitet 90-ta kur ju hoqën të gjitha të drejtat shqiptarëve që parashihen në Kushtetutën e vitit 1974 dhe atëherë klasa politike thoshte se nuk po ndodh asgjë, por faktikisht na u deshën dhjetë vite që t’i kthejmë ato të drejta”, potencoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit