Policia në bashkëpunim me Doganën kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gas në pikën kufitare të Merdares.
E njëjta ishte fshehur në një valixhe udhëtarësh, në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore yë linjës Itali-Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse””, thuhet në njoftimin e policisë.