Një sasi rekord prej 3 tonësh kokainë është zbuluar nga autoritetet policore në Peru. Lënda narkotike u gjet në një shtëpi të braktisur në qytetin port të Kallao në perëndim të vendit.
Policia tha se ngarkesa e drogës është më e madhja e kapur në dy vitet e fundit. Ajo ishte fshehur nën dyshemenë e shtëpisë dhe se ishte bërë gati për t’u nxjerrë jashtë vendit.
4 persona u arrestuan gjatë operacionit.