-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Sekuestrohen mbi 33 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane në Durrës

- Advertisement -

Një sasi prej 33.5 kilogramë kokainë është sekuestruar pasditen e së enjtes në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e policisë konstatuan se në 2 arka bananesh,  ishin 31 pako drogë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, tetë persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit./euronewsalbania/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit