Një person është shoqëruar në Polici, pasi që në automjetin tij janë gjetur cigare të llojeve të ndryshme pa banderola, si dhe 22 mijë euro para të gatshme.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, me vendim të prokurorit automjeti me mallra i është dorëzuar doganës, ndërsa paratë janë sekuestruar deri në verifikimin e prejardhjes së tyre.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “tregti e ndaluar”.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin tij janë gjetur mallra (cigare të llojeve të ndryshëm) pa banderola dhe 22.515€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit automjeti me mallra i është dorëzuar doganës, ndërsa parat janë sekuestruar deri në verifikimin e prejardhjes së tyre. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.