10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e Prishtinës

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion katër persona dhe janë sekuestruar gjashtë armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është kryer në katër raste dhe lokacione të ndryshme.

  • Në rrugën “Ferid Curri”, në Prishtinë, në një banesë nga njësite të stacionit policor qendra, një personit të dyshuar i janë sekuestruar, tri armë zjarri (dy të tipit Zastava, një Ecol Tuna dhe 20 fishekë).
    I dyshuari B.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje.

Ndërsa tri rastet tjera, ku dyshohet të jenë përdorë armët, por nuk ka persona të lënduar, kanë ndodhë:

  • në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ku njësitet e stacionit policor Veriu, personit të dyshuar i kanë sekuestruar një pushkë gjuetie, dhe ndaj tij kanë iniciuar rast për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
  • në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku pas një përleshje dyshohet të jetë përdorë arma është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki.
  • si dhe rasti përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, në të cilin është sekuestruar një pistoletë e tipit Zoraki dhe 8 gëzhoja, ka ndodhë në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform autorizimeve ligjore, është e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit