Polici ka njoftuar sot është kryer kontrollë në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Breznicë të Obiliqit.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”.
“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet tutje në njoftim.