Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme në Batllavë dhe Orllan i kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor, i dyshuari S.S. Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “Përdorim i armës”. I njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.
Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës. Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A. Ndaj tij, është hapur rast për armëmbajtje pa leje.