Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar sot një kontrabandim me mallra në Stublinë të Gjilanit.
Siç njoftohet, Njësia e Task Forcës ka ndaluar një automjet, ku drejtuesi i tij, shtetasi serb, kishe hyrë ilegalisht në Kosovë, kishte të ngarkuara mbi 900 kuti me pako të “plazmave”.
“Më datë 14.04.2024 në rrugën Stublinë-Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti Peugeot me targa serbe me drejtues I.A. shtetas serb, i cili kishte hyre nga Serbia ne Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”.
“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar disa pako me Plazma keks i bluar: 61 pako x 16 kutia, gjithsej 976 kuti”.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër te prokurorit malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor.
Postimi i plotë: