9.9 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Sekuestrohen 30 mijë euro në aeroportin e Rinasit

- Advertisement -

30 mijë euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi që të njëjtat nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit.

Sipas policisë, paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria.

Për të dyshuarin është nisur procedimi në gjendje të lirë.

“Janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje në RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndër të tjera, policia bën të ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=741325878032760&id=100064660633507&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit