8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Sekuestrohen 1500 litra gaz në Tiranë

- Advertisement -

1500 litra gaz janë sekuestruar nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar i cili kishte përshtatur një ambient ku tregtonte gaz të kontrabanduar.

Gjatë kontrollit në ambientet në lagjen “Skënderbeu”, autoritetet konstatuan një pompë karburanti dhe një depozitë metalike të mbushur me 1500 litra gaz si dhe 28 bombola gazi.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gaz të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit