Përdorimi i rëndë i celularit gjatë ditës ka një ndikim të madh edhe në bateri. Sipas ekspertëve, gjëja e duhur që duhet bërë është të karikoni celularin nga 40% në 80% dhe të siguroheni që të jetë gjithmonë mbi 50%. Sa më shumë të kujdesemi për telefonin tonë celular, aq më gjatë do të jetojë bateria e tij. Një nga gabimet më të mëdha që bëjmë të gjithë është që ta lëmë të shkarkohet plotësisht ose të afrohet shumë drejt mbylljes.
5 sekrete për të pasur gjithmonë bateri në celularin tuaj
– Ulni ndriçimin e ekranit
Ekrani konsumon një përqindje të madhe të baterisë. Përdorimi i vazhdueshëm i celularit me ndriçim të plotë jo vetëm që e zbraz baterinë shpejt, por gjithashtu mund të shkaktojë njolla të verdha të përhershme në ekran.
– Mos vazhdoni të karikoni celularin
Një nga gabimet më të mëdha që bëjmë të gjithë është karikimi i vazhdueshëm i celularëve tanë. Kjo redukton në mënyrë dramatike jetëgjatësinë e baterisë duke bërë që ajo të dështojë më shpejt.
– Investoni në një ‘bankë energjie’
Blerja më e mirë që mund të bëni për çdo rast është një power bank. Kjo ju lejon të karikoni celularin tuaj në pak minuta kudo që të jeni.
– Fikni Bluetooth dhe Wi-Fi
Nëse nuk po lidheni me një pajisje Bluetooth, si një orë inteligjente ose një kufje Bluetooth, fikni lidhjen Bluetooth të telefonit tuaj për të kursyer baterinë.
– Mbyll të dhënat
Të dhënat celulare konsumojnë energjinë e baterisë. Pasi të fikni të dhënat (3G, 4G), telefoni do të çaktivizojë automatikisht veçoritë që përdorin të dhëna ose shkojnë në gjumë./abcnews.al/