Të gjithë duan të jetojnë më gjatë, por janë të paktë ata që me të vërtetë bëjnë diçka për të ndryshuar stilin e jetës së tyre, në mënyrë që kjo të ndodhë.
Sekreti i gjithçkaje mund të jetë ora e mëngjesit, që duhet të zhvendoset në një moment tjetër nga ai që mendojmë të gjithë.
Me sa duket, koha perfekte për të ngrënë mëngjes është ora 11 e mëngjesit. Është një moment i ditës i cili, i zgjedhur për vaktin më të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme, mund të sigurojë që ne të jetojmë deri në njëzet vjet më gjatë. Në realitet, ora 11.00 e mëngjesit është një kohë që, sipas Dr. Julia Jones, neuroshkencëtare dhe autore e librit ‘F-Bomb Longevity Made Easy’, në të cilin studion aspekte të ndryshme të zakoneve të përditshme, jo vetëm ushqimin që lidhet me jetëgjatësinë, i shton disa dekada jetës sonë.
Truku, sipas shkencëtares, është ta lëmë trupin tonë të agjërojë për 16 orë, duke përfshirë ato gjatë natës. Më pas, vetëm në tetë orët e mbetura duhet të konsumohen vaktet e tjera. Arsyeja, sipas saj, është sasia ekstreme e ushqimit që secili prej nesh ha gjatë ditës, si dhe konsumimi i një morie gjërash të gabuara.
Përkundrazi, duhet t’i jepet pak pushim sistemit të tretjes, në mënyrë që të mundësohet pastrimi më efektiv i qelizave. Kjo dietë, e cila nuk është gjë tjetër veç asaj që njihet si agjërim me ndërprerje, do të çonte në mundësinë për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kardiovaskulare ose të atyre që lidhen me obezitetin, si diabeti dhe apnea e gjumit.
Të gjithë e dimë tashmë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai na mbush me vlerat ushqimore dhe energjinë që duhet gjatë gjithë ditës. Megjithatë, ka disa produkte ushqimore që duhet t’i evitoni në mëngjes. Zbulojini në këtë link.