24.8 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Sekretet ndaj partnerëve, shkak i divorceve

- Advertisement -

Derisa sot shumë çifte kanë festuar dashurinë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, disa të tjerë kanë nënshkruar aktin e fundit të një marrëdhënieje.

Eksperti i lidhjeve, Adrienne Levy, thotë se dashuria dhe besimi janë komponentë jetësor për themelimin e një martese të fortë që zgjat.

Por, sipas tij, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm këto dyja.

Ai ka renditur tre nga shkaktarët më të mëdhenj që mund të çojnë drejt fundit të martesës:

Nuk komunikoni për lidhjen tuaj: Shumë njerëz mendojnë se sapo të martohen, nuk ka nevojë të ulen dhe të flasin për lidhjen tuaj. Por kjo është e pavërtetë, dhe mbetet një nga shkaktarët kryesorë të ndarjeve.

Nuk shoqëroheni me persona tjerë: Të kesh marrëdhënie dhe miqësi jashtë martesës është çelësi për ta mbajtur martesën tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Duhet të jeni në gjendje të keni një sistem mbështetës që nuk është vetëm bashkëshorti juaj. Kjo do të thotë që duhet të keni miq ose marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes suaj.

Mbajtja e sekreteve nga njëri-tjetri: Ka gjëra që ne shpesh preferojmë t’i mbajmë për vete, por mbajtja e sekreteve në martesë është e dëmshme. Nuk është nevoja t’ia thoni partnerit çdo mendim që ju vjen ndërmend, por nëse me vetëdije mbani sekrete, kjo shumë shpejt mund të sjellë në probleme të vështira martesore, shkruan living.al.

Të ngjashme

Të fundit