Sekretarja e shtetit francez për Evropë, Laurence Boone, ka reaguar lidhur me takimin që ka pasur me numrin dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi në Paris.
Boone ka thënë se në këtë takim ka shprehur dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm.
Gjithashtu ajo në takim ka theksuar rëndësinë që Kosova të ri-angazhohet në dialog me Serbinë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me synim normalizimin e raporteve.
“Me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Dënim i sulmit të papranueshëm të 24/09 kundër policisë së Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë, të lehtësuar nga BE, me synim normalizimin e marrëdhënieve të tyre” , ka shkruar Sekretarja franceze për Evropë.
Avec @BislimiBesnik vice-Premier ministre du Kosovo 🇽🇰
☑️ Condamnation de l’attaque inacceptable du 24/09 contre la police 🇽🇰
☑️ Importance que le Kosovo se réengage dans le dialogue avec la Serbie, facilité par l’🇪🇺, en vue d’une normalisation de leurs relations. https://t.co/U51zwrw0eQ pic.twitter.com/UkCXqVKor1— Laurence Boone (@LaurenceBoone) October 21, 2023