Sekretarja e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Kristi Noem, ka akuzuar liderët e Los Anxhelos për dështim në detyrë.
Ndër tjera tha se kryebashkiakja Karen Bass “refuzoi të pranojë situatën e rrezikshme që ajo po e përhapte”.
“Shpesh, në këto qytete, ka liderë të mirë që ndihmojnë dhe mbështesin oficerët e tjerë të forcave të rendit, por ka politikanë që nuk i ofrojnë ato burime kur janë të nevojshme. Fatkeqësisht, ata presin disa orë derisa LAPD të mbërrijë”.
Në përgjigje të një pyetjeje mbi deklaratën e Prokurorit të Shtetit të Los Anxhelos që tha se policia kishte ndihmuar, Noem kundërshtoi dhe tha:
“Ata pritën derisa të kishim oficerë në situata të rrezikshme, pastaj reaguan”.
Më pas, Noem iu bëri thirrje demonstruesve që “të shkojnë në Kongres dhe të ndryshojnë ligjet”, në vend që të protestonin në rrugë.