10.7 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së: Arian Tahiri do ta fitojë Mitrovicën

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku në ”Click” të RTV21  ka folur për balotazhin për kryetar të Mitrovicës dhe për marrëveshjen e fundit LDK-VV në Vushtrri.

Ajo është shprehur e bindur se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, do ta fitojë Mitrovicën, duke theksuar se fushata kundër tij ka qenë e orkestruar në rrjetet sociale.

Ndërsa për Vushtrrinë, Çitaku kritikoi mënyrën e nënshkrimit të marrëveshjes nga kryetari i degës së LDK-së, duke e quajtur procesin përçmues dhe të munguar distancimi i kryesisë.

“Nuk e kemi humbur Mitrovicën, jemi në balotazh. Diferenca mes kandidatëve është e vogël, por jam e bindur që Arian Tahiri do ta fitojë Mitrovicën. Ka pasur një fushatë të orkestruar nga forca të ndryshme në Facebook kundër kandidatit tonë, Arian Tahirit,” tha Çitaku.

“Kryetari i degës bëri një marrëveshje, por fotografia e nënshkrimit ishte thuajse përçmuese dhe tregon mungesë distancimi nga kryesia e LDK-së. Ishte një pamje që nuk reflekton respekt për liderin suprem,” shtoi Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit