26.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Sekretari parlamentar gjerman: Presim një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

- Advertisement -

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, deklaroi të premten në një konferencë për media në Prizren se për Gjermaninë është thelbësore që Kosova të ketë një qeveri stabile dhe partner të besueshëm për bashkëpunim.

Saathoff tha se për Gjermaninë është e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, pasi tha se do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat duan t’i bëjnë ballë së bashku.

“Sa i përket situatës së formimit të qeverisë në Kosovë, mund të them vetëm se për ne si Republikë Federale e Gjermanisë është e rëndësishme të bashkëpunojmë me një partner në stabilitet. Do të thotë, për ne është e rëndësishme të kemi edhe bashkëbisedues të besueshëm”.

“Në shoqërimin e përbashkët të rrugës drejt Bashkimit Evropian është patjetër e rëndësishme që të krijohet një qeveri e besueshme, me të cilën mund të bashkëpunojmë në partneritet dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku. Do të ketë ende disa sfida në të ardhmen, të cilat ne dëshirojmë t’i përballojmë së bashku”, tha ai, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga Qeveria gjermane.

Sipas njoftimit të ambasadës, kjo vizitë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh.

Të ngjashme

Të fundit