3.6 C
New York
Saturday, February 14, 2026

Buy now

Sekretari i Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë uron Kurtin për qeverinë e re

- Advertisement -

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke.

Sipas komunikatës për media, Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re.

Ndryshe, gjatë takimit, sipas njoftimit zyrtar, u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit.

“U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit