Sot në Kosovë janë organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, me ç’rast edhe Ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar mbështetje për gazetarët.
Këtë ditë e ka shënuar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Mediat nuk janë armiku!”.
Por, këtë ditë e ka “uruar” ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, i cili nuk ka kursyer fjalët për mediat.
Duke shpërndarë një deklaratë të kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexhës, Bislimi ka shkruar “Mediat nuk janë armiku. Mediat janë biznesi”.
Tutje, një qytetar i ka komentuar Bislimit duke i thënë se nuk po e kupton një qasje të tillë, teksa Bislimi i është përgjigjur duke i thënë “ku dhemb dhëmbi shkon gjuha thotë populli”.