3.5 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Sekretari i EFJ i drejtohet Kurtit: Ndaleni fushatën njollosëse që po zhvillohet nga Sami Kurteshi. Turp për partinë tuaj!

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e thirrur që menjëherë të ndalë fushatën e njollosjes ndaj gazetarëve që po zhvillohet nga një anëtar i partisë së tij.

Gutierrez reagoi pas deklarimeve të Sami Kurteshit, i cili e ka përshkruar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), si një “aleancë të grupeve kriminale”. Sipas tij, një krahasim i tillë është “skandaloz dhe i padenjë” dhe përbën sulm ndaj një organizate të respektuar evropiane të gazetarëve.

Në mesazhin e tij publik, Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së paralajmëroi se tolerimi i një gjuhe të tillë nga instancat më të larta politike dëmton jo vetëm gazetarët dhe besueshmërinë e tyre, por edhe vetë shtetin e Kosovës. Ai i kërkoi Kurtit që të mos lejojë që partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të përdorë fyerje dhe diskreditim ndaj kujtdo që guxon ta mbajë përgjegjës pushtetin.

Reagimi:

Kosovë: Mesazhi im për kryeministrin Albin Kurti

Kryeministër në detyrë Kurti,
ju bëj thirrje që menjëherë t’i jepni fund fushatës së njollosjes që po zhvillohet nga një anëtar i partisë suaj kundër gazetarëve.

Sami Kurteshi e ka përshkruar organizatën tonë partnere, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), si një “aleancë të grupeve kriminale”.
Ky krahasim i një organizate evropiane të gazetarëve, shumë të respektuar, me një grup kriminal është njëkohësisht skandaloz dhe i padenjë. AGK është një organizatë e respektuar, e cila thjesht po e bën punën e saj: të mbrojë gazetarët dhe gazetarinë.

Zoti Kurti, duke i toleruar shpërthime të tilla, ju po i minoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj, duke lejuar që vetë partia juaj, VV, t’i denigrojë të gjithë ata që guxojnë t’ju kërkojnë llogari juve dhe vendimmarrësve të tjerë.

Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje t’i jepni fund këtij intimidimi para se të jetë tepër vonë.

Kam parë shumë gazetarë të vuajnë nga abuzimet dhe sulmet fizike, shumë shpesh pasi më parë janë denigruar publikisht. Ju keni përgjegjësi t’i jepni fund këtyre praktikave me sjellje mafioze.
Përndryshe, do të jeni bashkëpjesëmarrës në to.

#Kosovo #Journalism #PressFreedom #JournalismIsNotACrime

Të ngjashme

Të fundit