Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey ka kundërshtuar spekulimet e ngritura mbi mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga komanda e lartë ushtarake e NATO-s.
“Amerika nuk po largohet prej NATO-s. Si rezultat, për mua nuk ka hapësira boshe”, ka deklaruar Healey, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, informacionet më të fundit sugjerojnë se ideja për largimin e SHBA-së nga NATO-ja është anashkaluar.
Ndërkohë Britania e Madhe shihet e angazhuar për t’u siguruar që SHBA-ja të ruajë lidhjet me Evropën, pavarësisht skepticizmit të shumë anëtarëve të ekipit të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump.