-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

‘Sekretar Shteti bir b**tre që ndal luftën’: Si e ka projektuar veten Grenelli në Administratën e re Trump?

- Advertisement -

Në mars të këtij viti ky kishte qenë vetëpërshkrimi i Richard Grenell – njeriu arçetip i Donald Trump – në podkestin “Self Centered”, siç e ka cituar “New York Times”: ku tema ishte prospekti që ai të ngjitej në postin e top-diplomatit amerikan në një administratë të re MAGA.

Që Grenell është në katallogun e ngushtë të përgjedhjeve për këtë pozitë tashmë është thënë nga media amerikane të afërta me republikanët si dhe media ndërkombëtare.

NYT në maj të këtij viti shkruante se Grenell “privatisht në disa raste” u ka kumtuar kolegëve nga ish-adminstrata Trump se “pozita e Sekretarit të Shtetit i është premtuar”.

Disa njerëz të afërm me Trump thonë se Grenell ka shanse të mira të merr punën e top-diplomatit në administratën e dytë – nëse jo si Sekretar Shteti, për çka duhet konfirmim nga Senat, atëherë si këshilltar për siguri kombëtare (që s’kërkon konfirmim nga Senati)”, shkruante artikulli.

Gazetari politik nga “Axios” Barak Ravid ditëve të fundit raportoi me burime të veta se Grenell është “top kandidat” për të marrë postin e Sekretarit të Shtetit në Trump II.

Ravid tha që këtë e ka kuptuar “nga dy burime” dhe se Grenell e ka këshilluar Trumpin në politikë të jashtme gjatë fushatës “dhe ka gjasa të përqendrohet në diplomacinë Rusi-Ukrainë”.

Grenell i kthehet Ballkanit

Tri ditë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, Grenell po kërkonte votë të myslimanëve michiganasë për Trump dhe po fliste për luftën që ka pllakosur botën.

Ukraina dhe Lindja e Mesme dhe se çfarë po bën Kamala Harris – rivalja e Trump – ishte thellë në diskursin e Grenell, derisa iu kthye Ballkanit…

Po shohim të njëjtën gjë në një vend që e dua shumë, e që quhet Ballkan”.

Grenell u tha të pranishmëve se Ballkani “është krejtësisht duke u injoruar” nga Kamala Harris dhe u mëshoi toneve të rënda.

Dhe është gati (Ballkani) të shpërthejë në luftë”.

Ne duhet të bëjmë punët e rënda, të takohemi me njerëzit, të dëgjojmë dhe të punojmë për paqe”.

“Diplomacia është e vështirë, por kur dëgjoni ‘Paqe Përmes Forcës’, kjo është një festim i Departamentit të Shtetit dhe diplomacisë, është fitore për paqe, e jo fitore e Pentagonit, se ata pretendojnë që fitorja e tyre është ‘Paqja përmes Forcës’, por është fitore e diplomacisë”, tha Grenell.

Këtu Grenell – interpretativisht – po ia përshkruante vetes “diplomacinë fitimtare”.

Kohëve të fundit Richard Grenell ka zhvilluar fushatë intensive në garën Trump/Vance për President të ShBA-ve, ndërsa Trump e ka vendosur në piedestal lëvdatash si “luftëtar i përnjëmendtë”.

Sikleti i Kurtit, denoncimet e Grenell

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit pyetur për rikthimin Trump/Grenell, para gazetarëve u lëshua në ninullat-rima të zhanrit të vet “të shohim a fiton ai që s’dihet a fiton, dhe a e zgjedhë atë që s’dihet a e zgjedh…”

Sheshazi i dukej sikleti në gjuhë trupore: duke vazhduar të refuzojë, siç tha ai, “bërjen e gjimnastikave cerebrale të hipotezave mbi hipoteza…”

Grenell s’ka reshtur së denoncuari në termat më të ashpër Kurtin, për të cilin së fundi tha se “kurrë s’kemi parë një lider kaq anti-amerikan”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit