12 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

“Sekiraqa viktimë në Hagë”, Haradinaj: Ka raste ma eklatante, dëshmitarë janë paraqitur të kërkuar nga Interpoli

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën e 23 prillit, u mbajt konferenca për ecurinë e çështjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Nga kjo konferencë, u bë e ditur se trupi gjykues ka pranuar materiale nga mbrojtja e Krasniqit lidhur me Enver Sekiraqën, i cili del se tek rasti Thaçi dhe të tjetër është paraqitur si viktimë.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, ish i burgosuri i Gjykatës Speciale, Nasim Haradinaj tha se rasti i Sekiraqës është i fundit, pasi sipas tij, në Hagë janë dëshmuar njerëz që kërkohen nga Interpoli.

“Shiko, rasti i Sekiraqës, është rasti i fundit që po e përmendi, ka raste shumë ma eklatante. Në Gjykatë dhe Prokurori, kanë qenë dëshmitarë njerëz të kërkuar zyrtarisht edhe nga Interpoli, dhe ata janë Muharrem Ibra për shembull, është Miomiri. Prandaj po them se ky është i fundit. Interpoli thotë se nuk e dinë vendin se ku janë ata, derisa këta dy sillen si dëshmitarë në Hagë. Kjo është ajo që është edhe më eklatante dhe nuk mund të merret me mend. Sekiraqa është i mrami, edhe po bëhet si viktimë”, tha Haradinaj.

Për më shumë, ndiqni deklaratën e tij në videon e mëposhtme:

Të ngjashme

Të fundit