-0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Sejdiu: Zgjedhjet në veri duhet të organizohen

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës gjatë periudhës 2006 – 2010, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se zgjedhjet në komunat veriore të vendit duhet të mbahen.

Madje sipas Sejdiut, zgjedhjet duhet të jenë një lobizim pozitiv e real tek qytetarët serbë të cilët siç tha ai, kanë filluar të reagojnë.

“Unë mendoj në këtë aspekt ka pas edhe rrugë tjera edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si mekanizëm i administrimit të zgjedhjeve, por flas edhe nga institucionet në krye me presidenten e vendit, sepse është e lidhur drejtpërdrejtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Që të mos nxitohet në ndonjë nga veprimet, që në një formë apo formë tjetër edhe janë keqinterpretuar sepse reagimet e para kanë qenë dy llojesh. Fillimisht një mbështetje e procesit, qëllimi i nxitjes në pjesëmarrje për proces, në fazën e më vonshme jo nuk doli asgjë nga ky proces. Prandaj unë them se zgjedhjet duhet të organizohen, duhet të jetë një lobizim pozitiv, real tek qytetarët serbë të cilët kanë filluar të reagojnë. Mund të jenë shembuj të veçuar nuk e di sa është shtrirja, por thotë ne nuk dimë gjë vetëm kemi ra në një situatë kur jemi zgjuar në një mëngjes të krismave edhe të kaosit, pa e menduar fare. S’them që të gjithë e kanë ditë, dikush tjetër e ka ditë pak më ndryshe, sikur edhe ata që kanë deponuar armët në objekte të kultit dhe shndërrohet në një qendër prej ku distribuohet pastaj gjithë ajo pjesë e dhunës dhe terrorit dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku”, tha presidenti i parë i pasluftës, Fatmir Sejdiu në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

Prandaj sipas tij, duhet një strategji e komunikimit me qytetarët serbë pasi siç tha ai, ata të jenë faktorë vendimmarrës në proceset e niveleve të pushtetit lokal.

“Prandaj duhet një strategji e komunikimit të nevojshëm me qytetarë serbë, e arsyes që ata të jenë faktorë vendimmarrës në proceset e niveleve të pushtetit lokal dhe përgjegjësive që kanë. I kanë të gjitha, modeli që është ofruar me Ahtisaarin në kuptimin e qeverisjes së komunave i kapërcen edhe rregullat e asaj Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, evropiane që është”, shtoi Sejdiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit