Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka folur për periudhën kur LVV-ja drejtonte kryeqytetin.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se nga partia iu ishte kërkuar që të bënin largime masive nga puna të shërbyesve civilë, por tha se këtë e kishte refuzuar ai dhe disa të tjerë.
“Nuk ka pasur [largim të shërbyesve civilë nga puna] dhe ky është lajm i mirë edhe për ne që kemi qenë në Lëvizjen Vetëvendosje kur na është kërkuar të bëjmë largime masive kur kemi pasur pushtet, disa prej nesh kemi refuzuar ta bëjmë atë”.
“Është kërkuar me letër, por kemi refuzuar ta bëjmë atë. Këto nuk i kemi folur kurrë”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.
Por, sipas tij, një refuzim të tillë nuk e bëjnë njerëzit që kanë mbetur në Lëvizjen Vetëvendosje e që kanë pushtet, të cilët i quajti “të nënshtruar”.
“Por, tash ata që kanë mbetur s’refuzojnë më. Ata që kanë mbetur janë të nënshtruarit”, tha ai.