Home Lajme Sejdiu: Qeveria e re amerikane nuk i vë në pikëpyetje marrëdhëniet me Kosovën, por me ata që udhëheqin “mbrapsht”

Sejdiu: Qeveria e re amerikane nuk i vë në pikëpyetje marrëdhëniet me Kosovën, por me ata që udhëheqin “mbrapsht”

0
Sejdiu: Qeveria e re amerikane nuk i vë në pikëpyetje marrëdhëniet me Kosovën, por me ata që udhëheqin “mbrapsht”

Kandidati për deputet i radhës së PDK-së, Plehurat Sejdiu ka thënë se qeveria e re amerikane nuk i vë në pikëpyetje asnjëherë marrëdhëniet me Kosovën, por sipas tij me ata të cilët udhëheqin mbrapsht.

Sejdiu tha se Kurti ka tentuar se përveç ShBA-së edhe me shtete tjera të imponoi raporte individuale, jo shtetërore.

“Ne duhet të ndërtojmë raporte me shtete, qeveria e re amerikane nuk i vë në pikëpyetje asnjëherë marrëdhëniet me Kosovën por me ata të cilët mund të udhëheqin mbrapsht, Kurti ka tentuar jo vetëm me ShBA-të, por edhe me të tjera shtete imponoi raportet individuale dhe kjo është një shenjë e keqe për demokracinë dhe jo të ndërtojë raporte shtetërore me të gjitha shtetet”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

I pyetur për plan-programin qeverisës të PDK-së, ai thotë se në sektorin e shëndetësisë klinikat nuk kanë nevojë për mure të bukura, por për kushte të punës.

Derisa, shtoi se 600 mjekë nuk janë të punësuar, ku disa pika të mjekësisë familjare janë të mbyllura për shkak të mungesës së stafit mjekësor.

“Besoj që kryeministri Hamza në ardhje e ka prezantuar një kornizë e cila është e zbërthyer por do të zbërthehet me formimin e Qeverisë në të cilat janë pikat kryesore apo strategjike në shëndetësi është në infrastrukturë, në resurse njerëzore dhe e treta është në decentralizimin e sistemit dhe jo mbajtja në dorë të një individi siç është duke ndodhur tani të gjitha këto tri elemente shkojnë barabartë. Nuk kemi nevojë ne për mure të bukura, ne kemi nevojë për kushte të punës, shkollimin e mjekëve. Kemi sa e sa pika të mjekësisë familjare të mbyllura sepse s`ka staf të mjekëve, kemi 600 mjekë të papunë”, shtoi ai.

Exit mobile version