Analisti Dardan Sejdiu në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shrehur se një problem esencial në shoqërinë tonë është se sipas tij, po lejohet Albin Kurti që siç tha, “të na mbajë në të kaluarën”.
Sipas Sejdiut, Kurti po na mban aty tash e gjashtë vjet, siç tha au, prej që është në pushtet.
“Z.Kurti si është duke u sillur është në kuadër të skenarit të vet, mozaikut të vet të veprimit. Nuk bën t’ua ndajë zullumin, nëse ka njerëz që janë të gatshëm ta shohin duke u shkelur Kushtetuta nja 70 herë për gjashtë muaj, nëse ka njerëz që janë të gatshëm me dëgju një person në krye të Kuvendit, i cili deklaron se ai konsideron që është konstituuar Kuvendi dhe nëse ka njerëz që janë të gatshëm me pranu dikush t’ju tregojë që presim ne ta mandatojmë Albinin, sepse po kemi qejf, atëherë mos ua ndajë”
“Po besoj që një prej problemeve esenciale në këtë shoqëri është që po e lejojmë dikë si Kurtin të na mbajë në të kaluarën. Po na mban aty tash e gjashtë vjet, prej që është në pushtet”, u shpreh tutje Sejdiu./Klankosova.tv