-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Sejdiu për vdekjen e Kaidanow: La gjurmë të pashlyeshme si diplomate

- Advertisement -

Ish presidenti Fatmir Sejdiu ka reaguar për vdekjen e Ambasadores së parë të SHBA-ve në Kosovë Tina Kaidanow ka lavdëruar punë e saj gjatë misionit dipolomatik në Kosovë.

Postimi i plotë:

Lajmin për vdekjen e Ambasadores së Parë të SHBA-ve në Kosovë, Korrik 2006-Prill 2008 dhe Ambasadore Prill 2008-Korrik 2009, e mora me pikëllim të thellë.

Me dijen, përvojën dhe shkathtësinë që e kishte ajo la gjurmë të pashlyeshme si diplomate jashtëzakonisht e përkushtuar në misionin e saj.

Erdhi më parë si udhëheqëse e Zyrës së SHBA-ve në Kosovë në kohët më të ndjeshme që kishim, kur kishim të bëjmë me procesin e bisedimeve për statusin politik të Kosovës.

Zonja Ambasadore ishte plot energji dhe maksimalisht e fokusuar gjatë mandatit të saj duke e ndihmuar dhe përkrahur Kosovën për të arritur qëllimin madhor, pra pavarësinë.Ishte thjeshtë, e qartë dhe e drejtpërdrejt në komunikime publike.

Kisha raporte jashtëzakonisht të mira. Në veprimtaritë e saj të përgjithshme të atyre viteve, nuk mund të gjej asnjë detaj që ajo tregoi shenja lodhjeje.

Natyrisht se ishte e përzgjedhura e Presidentit Bush dhe Sekretares së shtetit Condoleezza Rice që ajo Kaidanow të jetë ambasadorja e parë e SHBA-ve në Kosovë.

Shoqëria e Kosovës dhe shteti ynë ishin me shumë fat që ajo gjendej në vendin e duhur në kohën e duhur.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që e bashkë ndjejnë këtë dhimbje, për familjen, miqtë e saj në punët e saj për të mirën e lirisë dhe të demokracisë globale.

Në nderim të ambasadores Kaidanow, po bashkëngjes një fragment nga libri im “Ora e Kosovës – pavarësia dhe shtetndërtimi”, botuar këtë vit, për ato kohë tepër dinamike dhe të paharrueshme që i përjetonim në shtetin tonë

.“Lajmin e parë se ishte e propozuar për ambasadore e SHBA-së në Kosovë, qe dita kur diskutonim për Deklaratën e Pavarësisë, takim në të cilin ishte edhe zëvendësndihmësja e sekretares së Shtetit, Rosemarie DiCarlo dhe personalitete të rëndësishme nga SHBA-ja.

Ishte shumë e ngazëllyer ngase gradohej për së pari në rangun e ambasadores fuqiplotë, pra ishte rangu më i lartë diplomatik dhe se caktohej në vendin që do të jetë shteti më i ri në Evropë.

Letrat e akreditimit të saj ecën kanaleve diplomatike dhe Kosova dha pëlqimin e saj.E pazakonshmja në këtë proces, por jashtëzakonisht simpatike qe ngjarja kur ne ndodheshim në SHBA në vizitën shtetërore, ku ishte organizuar edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin George W. Bush.

Pas takimit me sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, ajo na ftoi në ceremoninë e emërimit të zonjës Kaidanow për Ambasadore Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Kjo nuk ishte praktikë e zakonshme.

Por, ja se ishte një ngjarje shumë domethënëse diplomatike.Në atë takim të përbërë prej diplomatësh dhe familjarësh, takova edhe prindërit e saj. Më la përshtypje kureshtja e tyre për Kosovën.

Angazhimi i Tina Kaidanow ka qenë i veçantë. Në atë kuadër dallohet përkushtimi i saj për të ndihmuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit si shtet i pavarur dhe sovran.

Njihte shumë personalitete në Kosovës, qofshin ata nga jeta publike, përkatësisht politike, qofshin nga veprimtari të tjera.Për kontributin saj të jashtëzakonshëm, pak pa u larguar nga Misioni në Kosovë, korrikun e vitit 2009, ambasadoren Kaidanow e dekorova me “Medaljen për Shërbim Civil në Kosovë”. Tina është pjesë e historisë më të re të Kosovës.I falem me respekt përkujtimit të saj jetësor!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit