24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Sejdiu për Liburn Aliun: Prej momentit që nuk është në Kryesi, ka lëvizur nga Vetëvendosja

- Advertisement -

Analisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar dorëheqjen e Liburn Aliut nga posti i Ministrit të Infrastrukturës.

Ai tha se prej momentit që nuk është në Kryesi, Aliu ka lëvizur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Po besoj që z.Aliu prej momentit që nuk është në Kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëvizur nga Vetëvendosja. Mendoj që hapat që janë marrë prej atij momenti, mosfutja në listë, njëfarë mosparaqitje publike fort e madhe, dorëzimi total i Ministrisë në duart e Hysen Durimisht, po besoj që kjo tregon që Liburni pak a shumë edhe nuk ka qenë as në vendimmarrje, as në diskutim e as në ndonjë lloj angazhimi të mirëfillt politik të natyrës çfare ka ditur ta ketë Liburni”, u shpreh tutje Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit