4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Sejdiu pas raportimit për hetimet e kontratave njëburimore: A ka mundësi që kanë qenë 1700 emergjenca në Kosovë?

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Dardan Sejdiu ka reaguar pas raportimit të Nacionales se prokuroria ka nisur hetimet për 1 mijë e 700 kontrata njëburimore në Qeverinë Kurti.

Sejdiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook,ka thënë:

“Kjo qeveri paska lidhur mesatarisht 2 kontrata njëburimore çdo ditë, me një vlerë rreth 300,000 euro në ditë, per çdo ditë pune! Dikund rreth 300,000,000 euro për 900 ditë pune sa i ka konsumu kjo qeveri deri tash!

E pra, sa për informim, Ligji për Prokurimin Publik lejon kontratat njëburimore veç në raste të veçanta, si:

Emergjenca – Kur s’ka kohë për procedura të zakonshme.

Kur veç një kompani mundet me kry punën – Për arsye teknike ose të drejtave ekskluzive.

Punë ose furnizime shtesë – Që lidhen direkt me kontratën ekzistuese”.

Në fund, ai ka thënë se a ka mundësi që ka pasur 1 mijë e 700 emergjenca në Kosovë, apo ndonjë punë që vetëm një kompani ka pasur mundësi ta kryejë.

“Pra, ia vlen me pyet veten: a ka mundësi që kanë qenë 1700 emergjenca në Kosovë, apo ndonjë punë që veç një kompani paska mundesi me kry? Kjo vlera e shtesave, sa per sqarim te gjitheve ish dikund as 10% e vleres totale!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit