20.2 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Sejdiu: Nëse e pyet Kurtin “pse na duhet Qeveria Kurti 3”, nuk jam i sigurt që di të na tregojë

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se është bërë gabim serioz me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i kuvendit nga ana e LDK-së.

Kjo pasi sipas Sejdiut janë bërë dy probleme, ku njëri është pasi është shkaktuar problem serioz kushtetues dhe e dyta, sipas tij, është se shumica po e vë në pikëpyetje Kushtetutën dhe Rregullorën e Kuvendit.

“Kjo nuk është qejf i shumicës shqiptare por është obligim apo detyrë që e kemi marrë dhe këtë duhet zbatuar nëse duam të flasim për llojin e organizimit që e kemi pranuar me Ahtisaarin”.

“Dhe rruga e dytë që unë besoj gjithashtu që është një skenar që mund të flasim është goxha e lidhur me rezultatin e balotazhit. Nëse s’kemi qeveri deri më 9 nëntor, atëherë rezultati zgjedhor në nivel lokal besoj ndërton dinamikë të re sa i përket formimit të mundshëm të koalicionit qeverisës me një prej dy partive të mëdha shqiptare”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se nëse pyetet Kurti “pse na duhet Qeveria Kurti 3”, nuk e di sigurt nëse është në gjendje që të tregojë.

“Ne si politikë në Kosovë fatkeqësisht jemi te politika e transaksionit dhe te politika e taktizimit. Nuk ka prej asnjërit prej këtyre liderëve ndonjë vizion, mendim për zhvillim dhe kapërcim të problemeve serioze që i ka kjo shoqëri”.

“Nëse e pyet Kurtin ‘pse na duhet Qeveria Kurti 3’, nuk jam i sigurt që di të na tregojë se çka do të bëjë me mandatin e tij katërvjeçar”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit