8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sejdiu: Nënshkrimi i djeshëm është isharet që Kurti është i gatshëm për marrëveshje me Serbinë

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar marrëveshjen për energjinë e cila u nënshkrua dje mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ai tha se gjuha në marrëveshjen e parë, e cila ishte nënshkruar vite më herët, gjuha ishte shumë më e qartë sa i përket trafo-stacionit të Vallaqit, pasi sipas tij, në marrëveshjen e parë thuhet se udhëzimet i jep qendra dispeçere e Kosovës, ndërsa në marrëveshjen e nënshkruar dje thuhet se “do të ketë qasje”.

“Në njërën është se KOSTT-i lidhet në Vallaq dhe qendra e dispeçeresië është ajo që i jep instruksionet se si operohet me Vallaq, ndërsa në marrëveshjen e re flitet se veç do të ketë qasje në të”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Sejdiu tha se sa i përket marrëveshjeve, kjo është nisje e një procesi të rëndësishëm për Kosovën, që është një isharet i Kurtit që është i gatshëm për marrëveshje, e që Sejdiu e cilësoi si lajm të mirë.

Ai ka kujtuar edhe kohën kur ishte nënkryetar i VV-së në pushtet, që sipas tij, nuk ka dallim prej kompromiseve që i ka kundërshtuar.

“Kemi qenë kundër kësaj marrëveshjeje pasi që kemi konsideruar që është ndërhyrje direkte e Serbisë në rrjetin tonë energjetik”.

“Kurti e ka pa gjithçka nën optikën e sovranitetit të Kosovës, cenimit dhe vështirësimit të sovranizimit me anë të këtyre marrëveshjeve por, për mua është lajm i mirë që Kurti si duket ka kuptuar që pritet një lloj ecje më e shpejtë përpara në marrëveshje me Serbinë”, është shprehur Sejdiu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se marrëveshja për energjinë ka qenë një tentativë e qeverisë që të dëshmojë se janë të gatshëm të bëjnë ca kompromise përpara vendimeve që do të merren për Ballkanin në mbledhjen e Këshillit të Evropës, duke aluduar në liberalizimin e vizave.

“Kjo ka qenë një shtysë për Kurtin e qeverinë e tij. Ajo çka është interesant për Kurtin është që vet nuk është nënshkrues i asnjërës prej tyre”.

“Për mua, vazhdimi i këtyre temave i ka në vete dy probleme. Nëse analiza ime që Kurti po ndërton pozicion më të mirë për marrëveshje përfundimtare me këtë dhe me këso lloj marrëveshje bie në ujë. Është lajm i mirë për faktin se po tregon që është i gatshëm të negocioj por mendoj se kjo është në kuadër të liberalizimit të vizave”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit