Sejdiu: Mospërputhja e njehsorëve me kohën reale, “skandal milionësh”

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Sejdiu ka reaguar lidhur me skandalin e mospërputhjes së njehsorëve të energjisë elektrike me kohën reale, duke e cilësuar këtë si një skandal serioz që kërkon hetim të thellë nga organet e drejtësisë.

Sejdiu tha në “Rubikon” se një pjesë e madhe e qytetarëve janë faturuar në kundërshtim me ligjin, duke ngritur dyshime serioze për mënyrën e matjes dhe faturimit të energjisë elektrike.

“80 për qind e qytetarëve janë faturu në kundërshtim me ligjin. Janë faturu në kundërshtim me ligjin në rrymë. Sot janë ardhë faturat e rrymës. Shkova unë e kqyra sahatin tim – gabim ish. Sot e ke një skandal milionësh i cili unë besoj që lyp hetim të thellë të Prokurorisë. Duhet me kuptu kur ndodh kjo – kur kalibrohen këto orë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit