Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se në në javët dhe muajt e ardhshëm, me administratën Trump ka me qenë një lloj i diskutimit as “take it or leave it”, por “take it”.
Sejdiu tha gjithashtu se koha e krijimit të përshtypjes se je marrë vesh me dikë, e nesër me ndërru qëndrim, ka kaluar.
“Në javën dhe muajt e ardhshëm, me administratën Trump, jo vetëm karshi Kosovës, gjithandej, përfshirë edhe Kosovën, ka me qenë një lloj i diskutimit as “take it or leave it”, është “take it”, nuk ka opsion tjetër”.
“Koha e krijimit të përshtypjes që je marrë vesh me dikë, e nesër me ndërru qëndrim, ka ndërruar, se nesër kur e ndërron qëndrimin, të themi në gjuhën e popullit të heqin prej “shtekerit”, është shprehur ai.