-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Sejdiu: Marty është instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë

- Advertisement -

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka thënë se ish-senatori zviceran Dick Marty, ka qenë instrument i Shërbimeve Sekrete të Serbisë në përgatitjen e raportit të tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Sejdiu tha në Rubikon në Klan Kosova se pretendimet e Martyt se ka marrë kërcenime nga shërbimi serb po i sheh si tentim për ta forcuar raportin e ish-senatorit të Zvicrës.

Sipas tij në këtë raport nuk ka asgjë që pretendohet nga Dick Marty.

“Dick Marty po përfundon si instrument i shërbimeve serbe. Krejt ajo se çka ka bërë, edhe aktakuza kur është publikuar e redaktuar por edhe raporti i Dick Martyt dhe kjo çka bën Dick Marty tash tregon që ai ka qenë fund e krye instrument i shërbimeve. Dhe pretendimi në jetën e tij, ky pretendim që bën vet është përsëri në plan të shërbimit sekret serb, për ta forcuar i cili s’ka gjë në te”.

Ish-senatori Dick Marty, në një intervistë për televizionin publik zviceran ka deklaruar se tash e 16 muaj po jeton i mbrojtur nga forcat elitare si pasojë e kërcenimeve që ka marrë nga shërbimet inteligjente.

Sipas Martyt qëllimi i strukturave të sigurisë serbe ka qenë vrasja e tij që më pas faji t’i lihet shqiptarëve

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit