13.9 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Sejdiu: LVV-ja po ka rënie, PDK-ja po ka rritje të votave

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Sejdiu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke pësuar rënie të votave nga zgjedhjet lokale të vitit 2021, në ato nacionale të 9 shkurtit, si dhe në këto të sotmet të 12 tetorit.

Në maratonën “Zgjedhjet Lokale 2025”, Sejdiu ka pohuar se Partia Demokratike e Kosovës është duke shënuar rritje të votave.

“E kam thënë edhe më herët, këto zgjedhje do të jenë befasi në shumë nivele, befasi në atë çka kemi parë në zgjedhjet e kaluara lokale, në ato nacionale dhe në atë që po shohim tash. Janë dy konstante që po ndodhin në tri palë zgjedhje”, tha ai.

“Konstantja e parë është se Lëvizja Vetëvendosje është në rënie, dhe është në rënie me një shpejtësi mjaft të madhe. Pas zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale të kaluara ka rënë dukshëm si për nga numri i votave ashtu edhe në komuna. Kemi pasur rënie në zgjedhjet nacionale dhe tash po shohim rënie edhe në ato lokale.

E dyta është ajo që më lë shumë përshtypje: PDK-ja, ashtu si në zgjedhjet e kaluara lokale dhe ato nacionale, edhe në këto zgjedhje lokale po tregon rritje”, tha Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit