0.8 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Sejdiu: Kurti synon t’i mbyllë çështjet financiare për të mbetur komod nëse nuk zgjidhet presidenti

- Advertisement -

Analisti Dardan Sejdiu, duke folur në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ka komentuar strategjinë e Kryeministrit Albin Kurti në raport me afatet ligjore për zgjedhjen e Presidentit dhe proceset e rëndësishme qeveritare.

Sipas Sejdiut, Kurti ka prioritet kalimin e disa çështjeve kyçe – si buxheti dhe Plani i Rritjes – para se të vijë momenti i diskutimit për postin e Presidentit.

Kjo pasi, sipas Sejdiut, në rast se nuk do të arrihej marrëveshje për Presidentin apo Presidenten, do të mbetej kryeministër në detyrë me të gjitha rrugët e hapura.

“Dy-tri tema janë tepër të rëndësishme për zotin Kurti që t’i kalojë para se të vijë diskutimi i Presidentit. Pse është me rëndësi, sepse në rast se nuk gjejmë çelës për të zgjedhur Presidentin apo Presidenten, atëherë zoti Kurti vazhdon si kryeministër në detyrë, por tash vazhdon me buxhet të aprovuar, vazhdon me Planin e Rritjes së BE-së i cili sjell financa, vazhdon me një marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk ndalin procese dhe është në pozicion ende më të mirë elektoral dhe pozicion edhe më të mirë edhe sa i përket mënyrës se si menaxhon me resurset publike shtetërore. Në këtë drejtim unë nuk shoh ndonjë ndryshim.” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit