14.5 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Sejdiu: Kur Albulena Haxhiu thotë shkojmë në zgjedhje, duhet të merret shumë seriozisht

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse partia që ajo përfaqëson, LVV-ja, nuk arrin ta bëjë qeverinë e re.

E kjo deklaratë, opinionisti Dardan Sejdiu tha se duhet marrë shumë seriozisht.

Ai thotë po ashtu se LVV-ja duhet të bëjë një kompromis, sidomos në pikën për trajtimin e çështjes së presidentit/presidentes. Ky, sipas tij, është kompromisi që kjo parti do të duhet të bëjë qoftë me LDK-në, PDK-në apo AAK-në, apo edhe me minoritetet.

“Albulena Haxhiu kur thotë shkojmë në zgjedhje, unë mendoj se duhet marrë shumë seriozisht. Sepse është një prej njerëzve me më së shumti pushtet në qeverisjen e LVV-së, me ministrinë e Drejtësisë. Ajo shquhet për shtyrjen e të gjitha iniciativave të veta ligjore, politike për katër vite mandat. Pra, kur thotë Haxhiu dhe Konjufca diçka, unë bindem se ky proces është politikisht i dakorduar në LVV ku ka demokraci serioze”, u shpreh Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit