Lajme

Sejdiu konteston shifrat e qeverisë për rritje ekonomike: Në raport me përpara është më keq

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2024

Analisti Dardan Sejdiu ka kontestuar shifrat e dala nga raporti i qeverisë lidhur me çështjen e rritjes ekonomike në vendin tonë.

Në Rubikon të Klan Kosovës ai u shpreh se krejt këto numra të qeverisë duhet të vendosen përballë një deficiti tregtar në rritje.

“Ne kemi më shumë import se që kemi eksport, pra më shumë para dalin prej ekonomisë se që hyjnë në ekonomi. Në raport më përpara është më keq. Më shumë importojmë se përpara”.

“Sa i përket zhvillimit ekonomik, cilësisë së jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, krejt këto numra duhet me i vendos karshi një inflacioni që ka ndodh në çmime në Republikën e Kosovës”, u shpreh Sejdiu.

Ai më tej shtoi se lidhur me politikat sociale, Kosova është vendi i cili i ka 23 skema pensionale, dhe një prej vendeve të vetme në Evropë që nuk ka skemë të sigurimeve shoqërore në të cilën përfshihen edhe sigurimet pensionale dhe sigurimet shoqërore.