20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Sejdiu: Konjufcës i ka ardhur rendi, sa më shumë po popullarizohet ai, aq më nervoz po bëhet Kurti

- Advertisement -

Opinionisti politik Dardan Sejdiu ka thënë se kryeministrit në detyrë Albin Kurtit ka filluar t’i bie mbështetja e qytetarëve.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se pas kësaj Kuri ka filluar të tensionohet, sipas tij, kjo u vërejt edhe në një paraqitje të tijën mbrëmë.

“Një gjë po më brengos mua edhe më shumë është tensioni që po krijohet tek Zotëri Kurti. Dalja e tij në intervistë mbrëmë për mua është indikatorë që ka filluar të kuptojë që po i ikën popullariteti, po i ikën besimi i qytetarëve prej tij sidomos me çka po shohim për sondazhe kohëve të fundit”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu theksoi se rritja e votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit për Glauk Konjufcën e kanë nervozuar Kurtin.

“I kemi treguar në këtë emision që Zotëri Konjufca e ka rendin, kështu që sa më shumë po i rritet popullariteti, dhe sa më pak popullor është Kurti aq më shumë do ta shohim në televizion, e nervoz, e me ura koti”, pohoi Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit