9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Sejdiu: Konjufca, i vetmi që s’do shpallej tradhtar nëse do e sfidonte Kurtin

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar kapacitetin e saj për të ndërtuar diskutim demokratik dhe ndërrim lidershipi në mënyrë demokratike.

Ai tha se personi i vetëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje që mund ta ketë hapësirën e duhur dhe mjaftueshëm kredit që të mos shpallet tradhtar nëse e sfidon kreun e VV-së, Albin Kurtin, është Glauk Konjufca.

“E kemi pasur një ndryshim të lidershipit në vitin 2015 ku zgjidhet Visar Ymeri dhe në vitin 2017 pas zgjedhjeve nacionale dhe rezultatit jashtëzakonisht të mirë të VV-së, shihet së paku prej disa prej nesh që s’kemi qenë në VV, shihet rruga që Kurti do ta përcjellë për sa i përket mënyrës së organizimit të VV-së, pra me idenë që është një person dhe tjerët janë në funksion”.

“Glauku është i vetmi që mundet me pas hapësirën e duhur dhe po besoj mjaftueshëm kredit që të mos shpallet tradhtar nëse e sfidon. Glauku është tash e një kohë të gjatë personi numër dy në VV. Dhe po të mos e ndërronte Albini statutin, në momentin që kemi dalë ne, ku e ka hequr atë rregullin se vetëm dy mandate mund të jesh kryetar, rendi do të ishte i Glaukut”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Sejdiu foli edhe për përplasjet e fundit brenda LDK-së ku tha se ky lloj ballafaqimi i sjell veç dobi kësaj partie.

“Ky lloj ballafaqimi i sjell veç dobi LDK-së, sepse është proces edukativ për politikën në vend. Mendoj që kjo, më shumë se sfidim i lidershipit të Lumirit, është më shumë krijim i presionit për një pozicion politik karshi qeverisjes”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit