17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Sejdiu: Katër skenarët në tavolinë, çka na pret vs çka na duhet

Shkruan: Dardan Sejdiu

48 + 24 + 20 + 8 + 10 + 10 = 0.

Pesëmbëdhjetë seanca. As kryetar. As qeveri. As ligj.

Kosova u kurt’hu mes tri partive që nuk punojnë për shtet!

Çka na pret?

Katër skenarët në tavolinë:

1.⁠ ⁠“Re-run” – zgjedhje të reja në verë. Harxhojmë, rrezikojmë një rezultat edhe më të turbullt, ndërkohë shteti, zhvillimi dhe 882 milionët e BE-së mbesin të bllokuara.“

2.⁠ ⁠”Pakica VV” – qeveri me minoritete; çdo votim bëhet dramë. Kriza shtyhet, por nuk zgjidhet.

3.⁠ ⁠“Koalicioni i Opozitës” – shumicë numerike, por pa mandat moral. Rrugë e vonuar tash për me rrëzu Kurtin, por me gjasa të larta për përçarje sapo të ndahet pushteti.

4.⁠ ⁠“Autopilot” – qeveri kujdestare e VV-së deri te vota e Presidentes në prill ’26 ku edhe i fusim dy probleme në një – Qeveri dhe Presidencë. Shteti mbijeton me minimum baterie.

Asnjë nga këto skenare nuk ndërton Kosovë që na duhet, progresive dhe të qëndrueshme.

Të katër skenaret përfundojnë në të njëjtën lojë, ku humbësi i vërtetë është qytetari.

Si gjithë dhe pa përjashtim, po na shesin pazare si “zgjidhje”. Në fakt, është një lojë ku secili prej tyre merr diçka për vete, dhe askush nuk mban përgjegjësi për Kosovën.

Një kalkulim pa vizion, ku fitorja e tyre është humbja jonë.

Çka na duhet SOT:

1.⁠ ⁠Zhbllokim të Kuvendit me një konsensus minimal kushtetues.

2.⁠ ⁠Veprim politik që e mbyll përgjithmonë derën për “speaker-gate” – bllokada me kryetar kuvendi.

3.⁠ ⁠Plan për dalje nga sanksionet dhe çasje në fondet e BE-së, një plan pune për energji, ekonomi dhe sundim të ligjit.

Nëse dikush nuk flet për këto tri pika, problemi nuk është “kriza” – problemi janë ATA.

Sistemet që nuk prodhojnë zgjidhje, prodhojnë zëvendësim.

Kjo nuk është më krizë, është paralajmërim.

Koha e këtyre “elitave” po përfundon.

Pyetja është: kush e ndërton të renë?

Të ngjashme

Të fundit