16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Sejdiu i ashpër: Amatorë, duhet me kanë idiot mos me e kuptu aktgjykimin e Kushtetueses

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, është shprehur i ashpër ndaj klasës politike në vend në lidhje me leximin e aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga pakicat.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se “duhet të jesh idiot” e “amator” të mos e kuptosh atë aktgjykim.

“Këto janë fizkultura për me i shty zgjedhjet me ndodh me një situatë tjetër, jo tash. Pra sa më afër zgjedhjes së presidentes. Mendoj se janë fizkultura të lodhta, nga të gjithë, pa përjashtim”.

“Vendimi i gjykatës kushtetuese është i qartë: shumica e minoriteteve. Pra, duhet të jesh idiot për të mos e kuptuar aktgjykimin e Kushtetueses. Nuk e kanë kuptuar ndryshe, por shpresojnë që kjo zhurma e zgjedhjeve lokale, se çka ndodhë të dielën. Këta janë krejt ‘spin doktora’, këta nuk janë politikanë. Këta nuk lodhen që e fusin shtetin në njëfarë orteku a situate krejtësisht problematike në aspektin juridik, politik e konsekuencave që i krijojnë me këso sjellje amatoreske”, deklaroi analisti Sejdiu.

 

Të ngjashme

Të fundit