Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me fjalimin e fundit të Albin Kurtit, të mbajtur në Kuvend.
Ai tha se gjatë atyre minutave janë harxhuar 40 mijë euro në import të rrymës.
“Po e citoj një aktiviste të një subjekti politik, ditën kur e ka mbajtur kryeministri Kurti fjalimin për Qeverinë Kurti3 në tentativë në Kuvend, për aq minuta sa ka folur janë harxhuar 40 mijë euro në import të rrymës, për ata minuta që ka folur, shyqyr që nuk ka folur më gjatë”, u shpreh Sejdiu.






