Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi.
“Përmes kësaj shkrese dua t’i shpreh ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Haxhi Thaçi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Me Presidentin Thaçi ishim bashkë në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë, ku kisha vërejtur se kisha të bëj me një njeri të përkushtuar për prindërit dhe familjen.”
Sejdiu ka thënë se jeta nuk është treguar e butë me Haxhi Thaçin.
“Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjej pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të gjej forcën për ta tajkaluar edhe këtë dhimbje.”