3.5 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Sejdiu: Bedri Hamza është kandidati më i pjekur politikisht, flet për normalitet (Video)

- Advertisement -

Opinionisti Dardan Sejdiu në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është i pjekur politikisht.

Sejdiu tha se Hamza flet për normalitet në politikë, si mënyrë për ta zhvilluar vendin.

“Janë disa gjëra konstate me zotin Hamza, për mënyrën se si ligjëron. Është kandidati më i pjekur politikisht dhe mënyrën se si e trajton politikën në garë. Hamza flet për normalitet në politikë si mënyrë për me zhvillu vendin”, tha Sejdiu, transmeton Klankosova.tv

Fuqizimi i Hamzës, sipas Sejdiut, përqafon një fushatë që nuk polarizon.

Ai ndër tjerash tha se nuk pret që do të ketë ndryshim të madh të numrave në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit