22.8 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Sejdiu: Albin Kurti po e rëndon luftën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë në një intervistë televizive, tha se PDK-ja ka 4 ose 5 kryetarë, dhe se disa që janë këtu po u duhet të shkojnë në Hagë për të marrë instruksione politike.

Këtë ai e ndërlidhi me gjykimin që është duke u bërë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të dy këta ish-kryetarë të PDK-së.

E opinionisti Dardan Sejdiu, është i mendimit se Kurti më nuk po e di as çfarë po flet e as çfarë po bën, dhe me deklarimet e tij po ua rëndon luftën ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës del në televizor dhe thotë se do njerëz, që janë në Gjykatën Speciale, që janë duke u trajtuar për diçka që është një betejë super e rëndësishme për ne, si komb, si Kosovë, del në televizion dhe për shkak të një kokëfortësie të tij, ua rëndon atyre. Nuk jemi bre duke bërë hajgare me këtë vend! Koncepti që ti del në TV dhe e rëndon dikë, për mua është konkluzë që ai nuk po e di çfarë po bën më. As nuk po e di çfarë po flet, e as çfarë po bën”, deklaroi Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit